Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës pasi nuk janë duke i respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandim të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për luftimin dhe mbrojtjen kundër virusit COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 100 tiketa në bazë të ligjit për Pandeminë, nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, ky ligj ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020,i cili përmban 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /arbresh.info/

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...