Policia gjobit me 150 euro shoferin për drejtim të rrezikshëm të automjetit në Ferizaj

21:19 | 20 Prill 2025
E.G

Policia e stacionit në Ferizaj ka shqiptuar gjobë prej 150 eurosh, si dhe 1 pikë negative në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi ndaj një shoferi.

Sipas njoftimit, shoferi ka zhvilluar vozitje të vrullshme dhe të rrezikshme, duke bërë rrëshqitje të gomave, me ç’rast ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, shkruan Arbresh.info.

“Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se më datë 20.04.2025, rreth orës 16:35, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, tek rrethrrotullimi në Ferizaj, një shofer i automjetit Audi me targa vendore ka zhvilluar vozitje të vrullshme dhe të rrezikshme, duke bërë rrëshqitje të gomave, me ç’rast ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas identifikimit, është bërë e ditur se bëhet fjalë për shoferin A.K., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 eurosh, si dhe 1 pikë negative në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.”, thuhet tutje.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë.

“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe përmes numrave të emergjencës:  192, 0290/326-250, 0290/322-406.”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme