Policia gjen tre armë te dy persona në Prishtinë, njëri nga ta i mitur

09:23 | 20 Prill 2023
Emir Abduramani

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi janë kapur me armë.

Një nga të dyshuarit është i mitur, teksa ndaj tyre janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta.

“Sekuestrimi i armëve është kryer në dy  lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info