Policia e Kosovës njofton se kanë gjetur një veturë në rrugën “Filip Visnjic” në Mitrovicë të Veriut e cila ishte raportuar e vjedhur .
Në njoftim thuhet se vetura është gjetur gjatë një patrullimi të rregullt të policisë.
“Më datë 08.03.2025, njësitë policore, gjatë patrullimit të rregullt në rrugën “Filip Visnjic” Mitrovicë Veri, kanë vërejtur një automjet të braktisur. Për shkak të rrethanave të dyshimta, policia ka kryer verifikime në sistemin e Policisë dhe ka konstatuar se automjeti ishte raportuar më parë si i vjedhur. Menjëherë pas konfirmimit, policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, i cili do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm hetimorë. Policia e Kosovës apel tek të gjithë qytetarët pa dallim që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...