Gjatë një kontrolli shtesë në Hotelin Rajska Banja, janë gjetur dy jelek antiplumbë, AK-47, tetë karikator me fishekë si dhe disa pajisje të tjera ushtarake.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Këto prova materiale besohet se kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës.
“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskes”, tha Elshani./Arbresh.info/




Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren