Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar veturën me targa vendore ku gjendeshin tre burra dhe gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar 15.08 gram marihuanë.
Në raportin e policisë thuhet se dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa i tretë si dëshmitar, shkruan Arbresh.info.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Rr. B, Prishtinë 06.07.2024 – 22:00. Policia ka ndaluar veturën me targa vendore ku gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 15.08 gram . Dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa personi i tretë si dëshmitar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër