Policia e Kosovës raporton se gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi në Gumnishtë e Epërme të Gjilanit, kanë gjetur armë.
Sipas Policisë, armët e gjetura dhe të sekuestruara janë: një AK-47, dy karikator, 24 fishekë dhe një pistoletë.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gumnishtë e Epërme, Gjilan / 23.03.2024 – 11:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull/k, janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, dy karikator, 24 fishekë dhe një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër