Policia e Kosovës ka njoftuar se është gati për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
Sot u mbajtën dy takime zyrtare në lidhje me planifikimin dhe zbatimin e urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’.
“Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim të urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Takimi i parë u mbajt me drejtorë rajonalë dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat u njoftuan lidhur me përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtje në aspektin e sigurisë të procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional”.
Aty u shpalos edhe urdhri operativ, që përmban detyrat dhe angazhimet e strukturave policore.
“Drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend HOXHA, foli rreth përgatitjeve të deritashme, rreth angazhimeve policore në procesin zgjedhor (fushatë), në aspektin e sigurisë. Ndër të tjera u potencua se, procesi deri më sot ka qenë i qetë dhe pa incidente. Ndër të tjera, pos angazhimeve konkrete nga zyrtarë policorë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor në aspekt të sigurisë, nga drejtori Hoxha, u kërkua nga të gjithë menaxherët rajonal e ata qendrorë mbikëqyrje dhe porosi konkrete që policia të kryej edhe këtë aktivitet, angazhim me profesionalizëm e integritet sa më të lartë”.
“Më pas nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional, u shpalos urdhri operativ, konkretisht detyrat, angazhimet, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve brenda strukturës policore dhe me institucione tjera relevante”.
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...