Lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që do ta bëjë nesër në liqenin e Ujmanit, ka folur edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për pjesën veriore në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë për portalin Arbresh.info se e gjithë siguria varet mbi Policinë e Kosovës.
“Policia i ka detyrat e saj, sigurimin e trasës, përcjelljes. Krejt përgjegjësia e sigurisë bie mbi Policinë e Kosovës do të thotë përcjelljen që nga momenti i hyrjes në pikën kufitare, sigurimin e rrugës, lokacionin ku do të shkojë, vendet që do t’i vizitojë”, ka thënë ai.
Sipas tij në liqenin e Ujmanit, Vuçiq pritet të arrij në orën 14:00./Arbresh.info
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?