Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Jashtme i dha leje kryeministri të Serbisë, për të qëndruar tri orë në Kosovë, pas një paralajmërimi për vizitë në Leposaviq.
Ndërsa mëngjesin e sotëm qytetarë të shumtë të komunës së Istogut, kanë dalë për të protestuar në lidhje me mundësin e arritjes së kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
“Njoftoheni se sot më datë 29.03.2017 nga ora 08:00 deri në ora 10:40 ne fshatin Padalishtë të komunës së Istogut, përkatësisht në lagjen ‘Imeraj’ tek varrezat, kanë dalur rreth 25 qytetar me tri automjete, për të protestuar në lidhje me ardhjen në Kosovë të kryeministrit serb Vuçiq.
Këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu është theksuar se personat në fjalë kanë pasur me vete flamur të shtetit ë Kosovës dhe atë të Bashkimit Evropian, me pankarta e mbishkrime “Vuçiq na lërë të qetë, ta ndërtojmë Kosovën së bashku” si dhe mbishkrime të tilla si “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuçiq-i”.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme gjatë protestimit dhe protesta ka kaluar pa problem, me ç’rast edhe rruga është liruar për qarkullim rreth orës 10:40”, përfundohet në njoftimin e Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës.





Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...