Dy vetura janë përfshirë nga zjarri afër “Menzës së studentëve” në Prishtinë pak më parë.
Arbresh.info ka kontaktuar më Policinë e Kosovës të cilët kanë thënë se është pranuar një informatë për një djegie të veturës në rrugën “Rexhep Mala”.
“Më datë 27.02.2017 rreth orës 19.39 është pranuar informata për një djegie të veturës në rr.Rexhep Mala”. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes. Njësia e zjarrëfiksave është duke fikur zjarrin Një veturë është djegur tërësisht kurse një tjetër është dëmtuar nga zjarri.
Njësia e hetimeve është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Për momentin të lënduar nuk ka përpos dëmeve material”, thuhet në prononcimin e policisë./Arbressh.info
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi