Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Me anë të një njoftimi për media, bëhet e ditur se nga data 14 ka filluar implementimi i planit “Autobusi”.
Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba , të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave mbi transportin e personave në komunikacionin rrugor, si:
-ndalim në vendin e ndaluar me shenjë të komunikacionit,
-bartja e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet,
-mosrespektimi i intererarit me autobusë brenda qytetit, etj.
Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës./Arbresh.info/
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...