Policia ka njoftuar se ndërrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht i qetë dhe nuk është raportuar asnjë rast apo incident madhor, me pasoja fatale.
Në njoftimin e lëshuar të hënën nga Policia, thuhet se megjithatë në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.
“Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot moteve, ka kaluar kryesisht i qetë, nuk është raportuar ndonjë rast apo incident madhor, me pasoja fatale, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore, dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se një rast që mund të veçohet është në Prishtinë, ku një plumb bredhës ka goditur një qytetare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Mund të veçohet një rast në Prishtinë, i cili në konsultim me prokurorin policia e ka iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ku një plumb bredhës ka goditur një qytetare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rreziku për jetë”, thuhet në njoftim.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh