Policët e stacionit të Ferizajt, kanë mbajtur një ligjëratë me nxënësit e klasave VII dhe IX në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj.
Sipas njoftimit, temat e ligjëratës ishin: Pasojat e përdorimit të narkotikëve dhe Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore, shkruan Arbresh.info.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30 nxënës, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj.
“Policia e Ferizajt do të vazhdojë organizimin e ligjëratave edhe në shkollat tjera të komunës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...