Policia e rajonale e Pjesës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Vitomericë të Pejës.
Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte raportuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur të holla (pazarin ditor).
“Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanё identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tё dyshuarit: Z. V 19 vjeçar, D. K po ashtu 19 vjeçar, si dhe B. P. 30 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton arbresh.info.
Tek personat e dyshuar sipas policisë, ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se ёshtё përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё ( fishekё cal. 7.62mm.
Tё dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.
Ndryshe, rasti i kishte ndodhur me datën 12.09.2020, rreth orës 21:40, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vitomiricё në Pejё, në një pompё tё derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’. /arbresh.info/
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...