Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator të dyshuar për kultivimin e drogës në Prizren, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, më 2 prill 2026, pas hetimeve të zhvilluara dhe në bashkëpunim me prokurorin kompetent dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, policia ka kryer kontroll në një shtëpi ku dyshohej për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.
Në vendngjarje është arrestuar një i dyshuar, ndërsa gjatë veprimeve të mëtejme policore janë bastisur edhe tri lokacione të tjera në Prizren, ku është arrestuar edhe një person i dytë.
“Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, në bashkëpunim me prokurorin kompetent si dhe gjyqtarin e procedurës parapake, me datën 02.04.2026, ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa. Lidhur me rastin në vendngjarje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, si dhe veprimet e mëtejme policore kanë vazhduar edhe me bastisjen e tri lokacioneve të tjera në Prizren, ku është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Gjatë bastisjeve, policia ka sekuestruar pajisje të shumta që dyshohet se përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike, përfshirë llamba ndriçimi, pajisje për ngrohje dhe ventilim, matës të temperaturës dhe lagështisë, si dhe preparate të ndryshme kimike.
Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar një bimë kanabis sativa rreth 30 centimetra, sasi të vogla marihuane dhe substanca të dyshuara si kokainë, si dhe gjethe të dyshuara të kanabisit. Në mesin e dëshmive të sekuestruara janë edhe një armë zjarri (pistoletë) me fishekë, 27 fishekë të tjerë, një veturë dhe një furgon me targa vendore.
Sipas dyshimeve të policisë, të dyshuarit kishin shkatërruar rreth 300 bimë kanabis të kultivuara në laboratorin brenda shtëpisë, të cilat dyshohet se janë djegur.
Pas përfundimit të bastisjeve dhe intervistimit në prani të avokatëve, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Arbresh.info


PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...