“Institucionet e zbatimit të ligjit përfshirë edhe policinë ka mandat për të mbrojnë rendin publik dhe të sigurisë së përgjithshme duke përfshirë kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit të vendit. Të gjitha njësitë e policisë veprojnë në të gjithë vendin, në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e PK-së për agjencinë serbe, e cila e kishte pyetur nëse ROSU duhet të kërkoi lejen nga KFOR-i për të shkuar në veri.
Në lidhje me shkuarjen e pjesëtarëve të njësie speciale të ROSU-së në veri të Kosovës më 14 janar, për të parandaluar hyrjen e trenit nga Beogradit, pati deklarata të ndryshme nga zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë.
Zyrtarët në Beograd thonë se kanë një marrëveshje gojore me Prishtinën që FSK, duke përfshirë edhe ROSU-në nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës në pjesën ku jetojnë serbët.
Zyrtarët e NATO-së në Bruksel dje kanë thënë se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk përfshinë forcat policore të Kosovës dhe se autoritetet e Kosovës nuk kanë nevojë të marrin miratonim e tyre për të vepruar në vend./Arbresh.info.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...