Policia e Kosovës tanimë po qëndron në hyrjen e banesës së kryeministrit të ri Avdullah Hoti.
Hoti sot do të bëjë pranimin e detyrës së tij si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Ai në seancën e djeshme u zgjodh kryeministër me 61 vota, arbresh.info
Kabineti qeveritar do të këtë këtë përbërje:
Avdullah Hoti, kryeministër, Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë, Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër, Albulena Bala – Halimi, zëvendëskryeministre, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, Hykmete Bajrami, ministre e Financave, Besjan Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni, mbetet ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj – Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj, ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Dalibor Jevtiq, ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal.
Presidenti Thaçi pas konsultimit me partitë politike nëse janë në favor të shkuarjes në zgjedhje apo zgjedhjes së një qeverie të re, mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së si kandidat për formimin e qeverisë së re.
Dekreti i presidentit Thaçi përfundoi në Gjykatë Kushtetuese e cila tha se dekretimi i Avdullah Hotit ishte veprim kushtetues./arbresh.info/

Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...