Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë takuar Drejtoreshën e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile.
“Nga Kolonel Rukiqi u theksua se që nga fillimi i vitit të ri shkollor Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është në zbatim e sipër të planit operativë “Siguria në Shkolla” me detyra konkrete për njësitet në terren duke planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra për Informim Gjilan.
Po ashtu do të implementohen projekte, fushata e ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.
Gjithashtu edhe Drejtoresha e Arsimit, Emini u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, nga i cili bashkëpunim gjendja e sigurisë në shkolla të kësaj komune është vlerësuar e qetë.
Të pranishmit u zotuan se bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve në aspektin e sigurisë do jetë i vazhdueshëm./arbresh.info/
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...