Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke dhënë të dhëna të përgjithshme për aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 21 kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 42 të tjera kanë pasur vetëm dëme materiale.
Policia ka vijuar me zbatimin e rregullave të komunikacionit dhe ka shqiptuar 2,083 gjoba për shkelje të ndryshme.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar 15 persona, prej tyre 10 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...