Nesër në Gazimestan do të festohet dita e Vidovdanit, ku pritet të marrin pjesë shumë qytetarë serbë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net se Policia e Kosovës konform detyrave të saj ka ndërmarr një operacion për menaxhimin e situatës.
“Bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore Policia e Kosovës lidhur me aktivitetet dhe manifestimet e festës së Vidovdan-it ka ndërmarr veprime planifikuese-operacionale për menaxhimin e situatës së sigurise, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Kjo festë shënohet çdo vit nga serbët e Kosovës dhe jo vetëm, pasi në shenimin e këtij aktiviteti shpesh kanë marrë pjesë edhe zyrtarë serbë.
Nesër pritet që në Gazimestan të jetë, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq dhe Patriku Irinej.
Vidovdani ndërlidhet me Betejën e Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe ballkanike.
Gjatë gjithë festës serbët përdorin kore nacionaliste si “Kosova është Serbi”.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...