Policia e Kosovës tashmë është me bazë të re në Jasenovik të Komunës së Zubin Potokut.
Një ditë më parë kjo bazë është vizituar nga kryeministri i vendit, Albin Kurt, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pikërisht dje, në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti ka përkujtuar policin Enver Zymberi, i cili ka rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjërisht në Republikën e Kosovës.
Postimi i plotë i Kurtit:
Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderuam kujtimin e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, të rënë në krye të detyrës, heroin Enver Zymberi.
Bashkë me Ministrin Sveçla vendosëm lule në vendin e rënies së tij, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.
Vizituam edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë./arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh