Policia e Kosovës ka zbuluar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshimta në një banesë të uzurpuar në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni të realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës (AKKVP).
Operacioni është zhvilluar pas një kërkese zyrtare nga AKKVP për mbështetje në përmbushjen e detyrave të saj ligjore.
Gjatë kontrollit në banesën, e cila ishte e mbyllur dhe pa banorë, njësitet policore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të materialeve të dyshimta, përfshirë armë dhe municion.
Gjatë këtij asistimi, në rrugën “Lola Ribar” – Mitrovicë Veri, konkretisht në një banesë e cila ishte e uzurpuar dhe e mbyllur (pa banorë) policia ka gjetur dhe sekuestruar:
– 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm
– Municion për pushkë ajrore
– 1 Optik për armë të gjatë
– 1 Kuti për mbushje të municionit
– 1 Fotrollë për pistoletë
– 2 Gaz-maska
– 2 Video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël
– Dokumente të ndryshme
– 1 Foto-aparat
– 1 Lexues (DVD)
– 1 Vule të rrumbullakët
Në vijim të hetimeve Policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën e cila banonte në një banesë aty afër. Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:
– 1 pistoletë,
– 1 tytë e armës së shkurtë,
– 1 fishek, dhe
– 1 armë (e modifikuar, stilo-laps)
Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeç, e cila është intervistuar, dhe ndaj saj me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit e dyshuar është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën