Policia e rajonit të Prishtinës mbrëmë rreth orës 17:30, ka kryer një kontroll në rrugën “Ferid Curri”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, pas dyshimit në këtë rrugë është kryer një kontroll, ndaj tre personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe një sasi kokainë.
“Ndaj personit të dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...