Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë sekuestruar dy armë në Malishevë.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Terpezë-Malishevë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.
Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad