Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar një sasi të madhe armësh, municioni dhe veshje ushtarake.
Në një njoftim për media, policia bëri të ditur se aksioni është kryer në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan nga njësitet policore. Gjatë kontrolleve, janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, të cilët përmbanin armë, granata dore, fishekë dhe uniforma ushtarake.
Fillimisht, një bure është gjetur nga njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, ndërsa më pas, Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive ka zbuluar edhe dy kavanozë të tjerë me material të dyshuar.
Dëshmitë e gjetura dhe të sekuestruara nga Policia përfshijnë:
1. 4 granata M75
2. Dy pushkë automatike AK47
3. Gjashtë karikatorë me municion për AK47
4. Një karikator i zbrazët
5. 156 fishekë për AK47
6. 179 fishekë për M48
7. Një antiplumb ushtarak me dy pllaka
8. Tri palë pantallona ushtarake
9. Katër jakne ushtarake
10. Dy jelekë taktikë
11. Dy gas maska
12. Dy çanta krahu ushtarake
13. Pesë rripa ushtarakë të brezit
14. Një maicë e zezë
Ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska./Arbresh.info









LEXO EDHE:
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të Serbisë në veri
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë