Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e serbit, Goran S Kociç i cili është raportuar i zhdukur me datën 12 maj 2023 rreth orës 07:50.
I zhdukuri është nga fshati Biti e Epërme, komuna e Shtërpcës.
“Bëhet fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë. Ai është i gjatë, 177 cm, peshon, 65 kg, sy kafe, flokë të zeza. Kishte të veshura: xhaketë dhe gjinse të kaltërta dhe kishte të mbathura këpucë ngjyrë kafe”, njofton Policia.
“Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor i Kosovës” janë në kërkim të personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë””, thonë nga Policia./Arbresh.info/

Lexo edhe:
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në terren për gjetjen e 29-vjeçarit serb
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...