Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekipi i basketbollit të Partizanit të Beogradit nga Serbia nuk është lejuar të hyjë në Kosovë pasi nuk ka pasur leje për hyrje nga MPJ.
Përmes një komunikate për medie Policia ka njoftuar se në pikën kufitare Jarinje është ndaluar një veturë me 5 persona dhe një autobus, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 11:40/45 ia ka refuzuar hyrjen një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa “BG”, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës (RKS). Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa “BG”, iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se basketbollistët serbë janë kthyer në Serbi.
“Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së). Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë”, thonë nga Policia e Kosovës.
Ndryshe ekipi i basketbollit të Partizanit të Beogradit po planifikonte të zhvillonin një përballje miqësore me ekipin serb të Trepçës./Arbresh.info.
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...