Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar faza testuese e përdorimit të kamerave të trupit nga Njësia për Kontroll të Autostradave, për të vazhduar edhe me njësitë e tjera policore.
Sipas njoftimit të Policisë, kamerat janë vendosur me qëllim të rritjes së përgjegjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve e po ashtu edhe rritjes së besimit të tyre ndaj policisë, shkruan Arbresh.info.
“Mbështetur në detyrat dhe autorizimet e policisë të parapara me ligj, si dhe me qëllim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, e po ashtu rritjes së besimit të qytetarëve ndaj policisë, vite më parë Policia e Kosovës në mbështetje dhe përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ICITAP dhe INL), kishte filluar pilot- projektin për pajisje të zyrtarëve policorë me kamera të trupit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Policia e Kosovës përmes projektit të pajisjes së zyrtarëve policorë me kamera të trupit, përveç tjerash ka për qëllim që të argumentojë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren.”, thuhet tutje.
Pas fazës testuese, Policia do të njoftojë qytetarët për fillimin zyrtar të përdorimit të kamerave të trupit ashtu edhe dhënien e informacioneve më të detajuara të këtij projekti./Arbresh.info.
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit