Polica e Kosovës, ka njoftuar se është e përgatitur për tu ballafaquar me çfarëdo situate në protestën e 1 shtatorit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Indeksonline, se pjesëtarët e saj në numër të mjaftueshëm janë të gatshëm që të sigurojnë gjithçka në këtë protestë.
“Policia për menaxhim te situatës së sigurisë dhe garantim të lëvizjes së lirë për qytetarë apo qarkullimit të rrjedhshëm në trafik angazhon kapacitete të mjaftueshme përmes planeve fleksibile operacionale, për të garantuar sigurinë dhe është e përgatitur për tu ballafaquar me çfarëdo situate”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.
Ai ka thënë se është e drejtë e çdo kujt që të marrë pjesë tubime ose protesta por që gjithnjë duhet respektuar ligjin dhe procedurat ligjore në fuqi.
“Tubimet publike dhe aktivitetet tjera janë të definuara edhe me ligjin mbi tubimet publike, prandaj Policia e Kosovës njeh të drejtën e secilit për të marr pjesë në tubim, por gjithnjë duke respektuar ligjin dhe procedurat ligjore në fuqi”, ka thënë Hoxha.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...