Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Varlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, drejtori Hoxha i njohu mysafirët me strukturën organizative të Policisë së Kosovës, rezultatet në luftën kundër krimit dhe sigurimin e rendit publik, si dhe sfidat me të cilat përballet institucioni.
“Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe nevojën për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Mirëkuptimi mes dy policive, që do të përfshijë fushat e luftës kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe krimeve kibernetike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës .
Tutje theksohet se takimi përfundoi me zotimin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në interes të sigurisë së të dyja vendeve.
Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshi...
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë ...
Unai Emery kandidat serioz për stolin e Real Madridit
Pas golave me Espanyolin, Viniciusi hyn në historinë e Real ...
Kos deklaroi se janë pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë...
Anije tregtare kalojnë Ngushticën e Hormuzit/ Rutte: Evropia...