Sot, në Qendrën e Njësive të Specializuara në Vrellë, u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të poligonit të gjuajtjes dhe poligonit me pengesa, të cilat janë rinovuar nga ushtarët profesionistë të KFOR-it, përfshirë edhe pjesëtarët e kontingjentit amerikan.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës dhe të misionit të KFOR-it. Të pranishëm ishin drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, kolonel Ferrara, komandanti i KFOR-it amerikan, kolonel Helzer, si dhe kolonel Mentor Shabani, drejtor i Departamentit të Njësive Speciale.
Në fjalimet e tyre, kolonel Hoxha dhe kolonel Helzer theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në fushat teknologjike dhe logjistike.
Ata vlerësuan kontributin e përbashkët në realizimin e këtij projekti, i cili do të ndihmojë në përgatitjen profesionale të njësive speciale dhe në përmbushjen e misionit për sigurinë publike dhe rendin kushtetues.
Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin institucional, kolonel Hoxha dhe kolonel Helzer shkëmbyen pllakatë nderi. Gjithashtu, u ndanë mirënjohje për ushtarët e kontingjenteve ndërkombëtare dhe për zyrtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, për angazhimin dhe punën e tyre të palodhshme në renovimin e kapaciteteve stërvitore./Arbresh.info


Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme