Si rezultat i përkushtimit të përbashkët për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe profesionalizmit të punonjësve të policisë, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje.
Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje shënon një moment të rëndësishëm historik për fortësimin e lidhjeve sindikale dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në nivel ndërkombëtar, transmeton Arbresh.info.
Marrëveshjen e nënshkruan Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, dhe Presidentja e Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje, Anita Arzenšek, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të barabartë midis dy organizatave.

“Ky bashkëpunim ka për qëllim:
Forcimin e solidaritetit sindikal ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave profesionale;
Organizimin e aktiviteteve profesionale, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta për përfaqësuesit sindikalë dhe punonjësit e policisë;
Zhvillimin e projekteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve;
Forcimin e bashkëpunimit institucional dhe sindikal në nivel evropian”, thuhet në njoftim.
Ky nënshkrim vendos Sindikatën e Policisë së Kosovës në një rol të fuqishëm në rrjetin evropian të sindikatave policore, duke u bërë partner strategjik për bashkëpunime të ardhshme ndërkombëtare.
“Gjatë vizitës zyrtare në Pejë, përfaqësuesit e të dy sindikatave zhvilluan takime profesionale, vizituan institucione kulturore dhe diskutuan planet e aktiviteteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm, të cilat do të forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis Kosovës dhe Sllovenisë. Kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar janë shtylla themelore të zhvillimit sindikal dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve të policisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit