Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimt të mediave serbe se janë shtuar forcat e Njësisë Speciale në vendet e banuara nga serbët.
Përmes një komunikate për media ajo ka demantuar lajmin gjoja se Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasdites erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë, përcjell arbresh.info.
“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm, përderisa nuk ka nevojë për shqetësime të çfarëdo natyre që mund të rrjedhin nga spekulime të ndryshme qoftë mediatike apo të tjera”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovë inkurajon të gjithë qytetarët që të i’u referohen informacioneve zyrtare dhe të mos bien pre e çfarëdo dezinformate që mund të plasohet nga qarqe dhe për qëllime tjera destruktive./Arbresh.info
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...