Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se në zonën e Drenices, ka pasur kërcënime dhe të shtëna armësh nga veteranët e UÇK-së, në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një prononcim për klankosova.tv, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se nuk posedojnë informacione të tilla:
”Ndërsa lidhur me raportimet në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë, i cili referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar si të dyshuar”.
”Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni”, ka sqaruar Kelani.
Policia e Kosovës, sipas Kelanit është e gatshme do të zbatoj në përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës, në lidhje me vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq ne Kosovë./klankosova/
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...