Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar sot në shëtitoren në Mitrovicë të Veriut.
Siç raporton kossev, politikani serb ka kundërshtuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në veri të Mitrovicës duke fishkëlluar derisa Kurti ishte në një kafiteri, transmeton Arbresh.info.
Ndryshe, Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vendosur sot gurthemelin për ndërtimin e stacionit të policisë në Leshak.
Pas vendosjes së gurthemelit, Kurti, Sveçla dhe Krasniqi janë ulur në një kafiteri e cila është hapur ditë më parë në veri të Mitrovicës.
Lexo edhe:
Kurti dhe Sveçla në veri, vendosin gurthemelin e stacionit të ri të policisë në Leshak
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK