Mëngjesin e sotëm është arrestuar Drejtori i Sekretariatit të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Përpos tij, Kelani thotë se në polici është shoqëruar edhe një person tjetër.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona” tha ai për arbresh.info.
Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare./arbresh,info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës