Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur në 14:40 në magjistralen Prishtinë- Shtime. Një veturë e tipit “Opel Corsa” dhe një kamion kanë qenë të përfshira në këtë aksident, raporton Arbresh.info.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar këtë aksident. Ajo ka thënë se lajmin e kanë marr rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Grackë të Lipjanit. Në aksident ka qenë i përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit Opel Corsa. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ngasësi i veturës R.U 36 vjeç, ka ndërruar jetë. Njësiti i trafikut po meret me rastin”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës