Një veturë është gjobitur nga Policia e Kosovës, për shkak që shoferi ishte duke lëvizur me automjetin e tij në anën e kundërt në autostradë, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në Pejë dhe se thuhet se veprimi i ngasësit të automjetit duke mos respektuar shenjat në komunikacion, bënë që të rrezikoi veten dhe pjesëmarrësit tjerë që ishin duke lëvizur në rrugën e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Kundёrvajtёsit i ёshtё shqiptuar gjoba nga Njësia e Rajonale e Komunikacionit Rrugor, prej 150 euro dhe 1 pikё negative”, thuhet në njoftim.
“Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë vazhdimisht është në rrugë e rajonit të Pejës, për rregullim të komunikacionit dhe parandalim të aksidenteve, si dhe në vazhdimësi është duke bërë apel gjegjësisht fushata të ndryshme për qytetarët e vendit që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”, thuhet tutje.
Por edhe përkundër kësaj ka vozitës që përsëri rrezikojnë veten dhe të tjerë pjesëmarrës në komunikacion, ku me ketë edhe vije deri tek aksidenti në trafikun rrugor.
Në fund Policia Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë thirrje tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm maksimalisht gjatë qarkullimit në rrugët e vendit me automjete./Arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump