Deputeti serb Sllobodan Petroviq thotë se frikësohet për familjen e tij
Sllobodan Petroviq, të hënën ka dalë në zyrën e tij në Kuvend.
Ndërkohë, të shtunën ai ishte ndaluar nga Polica dhe shërbimi sekret i Serbisë, kur ky e kishte kaluar kufirin për në shtetin fqinj.
E kjo e ka zgjuar edhe interesimin e Policisë së Kosovës.
Këtë e konfirmoi për T7, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj.
Bile ky tregoi se të martën do ta takoj deputetin e SLS-së, për të mësuar nga ai detaje rreth ndalimit të tij në kufirin Kosovë-Serbi të shtunën.
Madje Qalaj thotë se institucioni që ai drejton do t’i ofroj siguri nëse është e nevojshme deputetit serb nga Graqanica.
Qalaj është në dijeni se kjo nuk është hera e parë që po ndalohen qytetarët e Kosovës nga Policia serbe.
Nga ana tjetër deputeti Sllobodan Petroviq thotë se nuk e kishte pritur një gjë të tillë, por thotë se ky është një paralajmërim nga Beogradi që me qenë me i kujdesshme në vazhdim.
Petroviq thotë se për ndalesën e tij janë interesuar edhe ndërkombëtarët që veprojnë në Kosovë.
Por, ky nuk është shqetësimi i parë që ka Sllobodan Petroviq.
Shtëpinë e tij edhe në vitet 2013-2014 e kishin ruajtur Policia pasi ky i fundit kishte marrë kërcënime për shkak të qëndrimeve të tij politike.
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese