Policia në Ferizaj përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se drejtori Rajonal, nënkoloneli Basri Shabani ka thirrur sot në takim mujor të gjithë komandantët e stacioneve policore, shefat e njësive rajonale dhe atyre të centralizuara, në mënyrë që të prezantojnë analizën e raportit mujor për muajin shtator të vitit 2021, në krahasim me muajin shtator të vitit 2020.
Në këtë takim është diskutuar edhe për situatën e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Drejtori Rajonal, Nënkoloneli Basri Shabani, ka thirrur sot në takim mujor të gjithë komandantët e stacioneve policore, shefat e njësive rajonale dhe atyre të centralizuara , për të prezantuar analizën e raportit mujor për muajin shtator të vitit 2021, të krahasuar me muajin shtator të vitit 2020.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt.
Në muajin shtator të vitit 2021 është shënuar rënie të krimit në përgjithësi , krahasuar me muajin shtator të vitit 2020 :
Krimi në përgjithësi ka shënuar rënie nga 325 raste në 322 , apo – 0.9 %
Veprat penale nga 269 në 238, apo -11.5 %
Edhe sa i përket krimeve kundër pasurisë kemi pasur rënie të këtyre veprave :
Vjedhjet e rënda nga 27 në 21 apo -22.2 %
Vjedhjet nga 57 në 37 apo – 31 . 1 %
Gjithashtu ka pas disa aktivitete të shtuara në arrestimin e personave të kërkuar nga policia dhe me urdhëresë të gjykatave .
– Arrestime nga 38 në 51 persona , apo + 34.2 %
– Urdhëresa të realizuara të gjykatës nga 167 në 279 , apo 42.9 %
Ndërkaq, është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë në disa fusha, me theks të veçantë, parandalimin e aksidenteve në komunikacion, vazhdimin e aktiviteteve të policisë me automjete dhe rroba civile në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në lokacione të ndryshme.
Nga 89 aksidente sa kanë ndodhur në shtator të vitit 2020 , në shtator të vitit 2021 kanë ndodhur 113 , apo rritje për + 27 %
Ndërsa sfidë për policinë rajonale është vlerësuar të jetë Pandemia Covid-19 , e cila po kërkon angazhim për policinë 24 orë në ditë.
Po ashtu nga komandantët e stacioneve dhe shefat e njësive rajonale, është kërkuar që të shtohen aktivitetet e policisë edhe në fusha tjera, sipas Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji : në grumbullimin e informacioneve për vjedhjet dhe vjedhjet e rënda , grabitjet, krimin e organizuar fajdetë, drogat, informacione rreth dukurive negative rreth shkollave, informacione rreth kapjes së personave të kërkuar me urdhëresë nga gjykata etj .
Në fund të këtij takimi u përcaktuan edhe prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim , që rajoni ynë të kalojë pa incidente dhe aksidente në komunikacionin rrugor.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit