Policia e rajonit të Ferizajt në kuadër të aktiviteteve gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1 mijë e 481 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 19 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Sipas policisë, janë raportuar 47 aksidente, prej të cilëve 13 kanë qenë me lëndime ku janë lënduar 14 persona ndërkaq 34 prej tyre janë me dëmë materiale, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/12/2023 ka shqiptuar 1481 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 19 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. “, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj