Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, realizoi projektin ‘’Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.
Me këtë rast policia, para fëmijëve prezantoi të gjitha njësitet e DRP-Ferizaj dhe ekspozoi pajisjet e tyre, me të cilat punojnë .
Ndërkaq, këtij aktiviteti ju bashkangjiten edhe pjesëtarët e FSK -së, KFOR-it amerikan , Brigada e Zjarrëfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt .
Fëmijët, patën rastin së afërmi, të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë dhe të pjesëtarët tjerë, të marrin edhe foto me të gjithë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , uron të gjithë fëmijët për ditën.

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...