Policia e Kosovës ka konfirmuar se eskorta e kryeministrit Isa Mustafa është bllokuar të premten në fshatin Rudarë i Madhë në Zveçan
Më këtë policia ka demantuar kryeministrin Isa Mustafa i cili ka thënë se as nuk është penguar e as vonuar për të marr pjesë në ceremoninë e përfundimit të ndërtimit të një ure nga KFOR-i në Leposavic.
Por, në raportin e policisë thuhet se në orën 12:20 “rreth 200 qytetarë kanë bllokuar rrugën në dy drejtimet në shenjë pakënaqësie lidhur me ardhjen e Kryeministrit të Kosovës”, raporton lajmi.net.
Policia bënë të ditur se rreth orës 14:55 protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe rruga është zhbllokuar.
Nuk raportohet për ndonjë incident.
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...