Zyrtarë nga Sektori për Bashkëpunim dhe Parandalim dhe Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës si dhe trajneri përfaqësues nga zyra e Prokurorisë së Shtetit kanë organizuar katër trajnime një ditore.
Këto trajnime që morën pjesë 133 zyrtarë nga Policia e Kosovës u realizuan në kuadër të aktiviteteve vetëdijesuese dhe parandaluese si dhe projektit për ngritjen e kapaciteteve policore në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, shkruan arbresh.info.
“Bazuar në planifikimet e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në kuadër të aktiviteteve vetëdijesuese dhe parandaluese si dhe projektit për ngritjen e kapaciteteve policore në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, në mënyrë specifike dukurinë e dhunës në familje, zyrtarët nga Sektori për Bashkëpunim dhe Parandalim dhe Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje si dhe trajneri përfaqësues nga zyra e Prokurorisë së Shtetit, më saktë zyra për mbrojtjen e viktimave, kanë organizuar katër trajnime një ditore, mbështetur nga OSBE-ja, ku janë përfshirë eprorë, mbikëqyrës dhe hetues të njësive të dhunës në familje, shefa të sektorëve etj., me një pjesëmarrje totale prej 133 zyrtarëve nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...