Policia ka zhvilluar sot një operacion policor në Prizren kundër fajdesë, duke arrestuar një person të dyshuar dhe duke shpallur në kërkim edhe katër të tjerë.
“Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj personit të arrestuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, më 16 mars 2026 realizoi një aksion policor pas hetimeve intensive ndaj pesë personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me fajdenë.
Sipas Policisë, të dyshuarit me inicialet B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R. dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Bazuar në dyshimet e deritanishme, ata në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke ushtruar presion dhe duke përdorur forma të ndryshme të dhunës. Në disa raste, të dyshuarit dyshohet se e kanë privuar viktimën edhe nga liria me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta.
“Sipas vlerësimeve fillestare të hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj viktimës arrin rreth 700 mijë euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450 mijë euro shtesë në emër të interesit të fajdesë. Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit. Gjatë operacionit është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa katër persona të tjerë janë në kërkim policor”, thuhet në Komunikatën e përbashkët të Policisë dhe të Prokurorisë Themelore në Prizren.
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...