Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë realizuar një operacion të përbashkët ku kanë janë ndaluar disa automjete të ngarkuara me mallra të ndryshme në një rrugë ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit.
Sipas njoftimit të policisë, në këtë aksion janë ndaluar gjashtë automjete transportuese të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë, të cilat ishin të ngarkuara me produkte ushqimore, mjete teknike pune, mobilie dhe mallra të tjera. Shoferët e automjeteve ishin gjashtë shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara vlerësohet të jetë mbi 26 mijë euro.
Rasti është trajtuar nga njësitë kompetente të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri, nën dyshimin për kontrabandë mallrash dhe tregti të paligjshme.
Përveç Policisë së Kosovës, në trajtimin e mëtejmë të rastit janë përfshirë edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, të cilat do të vazhdojnë procedurat hetimore dhe ligjore lidhur me këtë rast. Autoritetet kanë theksuar përkushtimin për të luftuar kontrabandën dhe veprimtaritë ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane