Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë një ushtrim të përbashkët në shkallë të gjerë të premten, sot nga rreth ora 15:00 deri në 21:00.
“Ky ushtrim do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndër-institucional dhe procedurat e reagimit emergjent. Ai është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të siguruar gatishmëri në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh zhvillojnë ushtrime për të përgatitur të punësuarit për situata emergjente natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Zakonisht, këto realizohen përmes ushtrimeve të brendshme në tavolinë ose ushtrimeve të vogla. Megjithatë, marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi të veçantë për zhvillimin e një ushtrimi të përbashkët, të madh dhe praktik të menaxhimit të krizave në Kosovë.
Gjatë ushtrimit, publiku mund të presë: Rritje të prezencës së Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në afërsi të Ambasadës dhe zonave të tjera të caktuara për trajnim në Prishtinë, ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe devijime, përfshirë mbyllje të shkurtra rrugësh sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës dhe përdorim të mundshëm të sirenave, altoparlantëve dhe efekteve të tjera trajnuese që mund të jenë të dukshme për banorët dhe kalimtarët.
“Ambasada e SHBA-së thekson se ky është vetëm një ushtrim, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti të vërtetë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e publikut dhe ju lutemi të ndiqni çdo udhëzim të dhënë nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...