Gati 17 mijë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit vetëm që Policia të furnizohet me shtyp ditor.
“Rilindja”, është emri i operatorit të cilit i është besuar tenderi, shkruan Indeksonline. Ndërsa Kontrata pritet të nënshkruhet me 5 dhjetor.
Mirëpo, policia e Kosovës, po ka probleme kur po dëshiron të furnizohet me ndonjë shërbim. Tërë kjo pasi po i anulohen tenderët.
Në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Policia ka shpallur këtë tender për tu furnizuar me shtypin ditor.
Me të njejtin nuk shihet se është furnizuar, kur e ka bërë njoftimin pasi në faqen ku edhe është publikuar tenderi, është marrë edhe vendimi për anulimin e procedurës paraprake.
“Furnizim me shtyp ditor për PK nëpër regjione”, është titulli i kontratës i publikuar në këtë faqe.
Data për vendimin e anulimit thuhet të jetë bërë me 16 nëntor, përshkak se në dy pika është gjetur se nuk ka pasur asnjë ofertë të pranuar.
“Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Pjesa 2,3, – 0; një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit;
asnjë oferte e pranuar”
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...