Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dy vëllerzëve në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Sipas njoftimit të forcave të rendit, rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës s si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.
“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc, dyshohet se i vrau dhëndri
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka...
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali